Korab Gjana: Jo çdokush arrinë të përmbushë totalisht misionin në mjekësi

U bë emri më i lakuar dhe më i dashur gjatë muajve të vështirë të karantinës sepse ishte pjesë e ekipit të mjekëve dhe infermierëve që shkuan për të dhënë ndihmën e tyre në vendin fqinj, Itali. Korab Gjana, infermieri i QSUT-së i cili jetën e tij e ka dedikim për shërimin e pacientëve vjen në një intervistë të veçantë por edhe shumë të ndjerë në një moment kur mjekësia shqiptare është goditur keq nga Covid-19  fatkeqësisht duke humbur edhe jeten një pjesë prej tyre! Korabi është infermieri ynë, infermieri i shqiptarëve! 

Nёse ka mbetur ende dikush pa tё njohur, çfarё do tё zbuloje pёr veten?

Pёr veten në fakt nuk preferoj tё flas. Kёtё pjesё mund ta thonё kolegёt, madje mёsё miri pacientёt qё janё shёruar nёn kujdesin tim mjekёsor sepse ata e kanё prekur realisht dorёn time, intensitetin tim dhe entuziazmin pavarsisht situatёs qё po kalojmё të gjithe nё tёrёsi. Ajo qё di tё them ёshtё se jam tepёr i pёrkushtuar, energjik dhe i papёrtuar ndaj tё sёmurve duke sakrifikuar cdo gjё timen si e si duke ju qёndruar pranё aty sepse nevojёn qё kanё për mua ёshtё tepёr jetike për ta.

Nё fakt kush punon direkt me kovidin has shumё problematika dhe sfida tё paimagjinueshme nё krahasim me situtat е tjera mjekёsore, çdo shtrim i ri ka të veçantat e veta si nё anёn klinike, laboratorike, imazherike apo fizike-psikologjike. Asnjёherё s’mund t’i trajtosh njёlloj pacientёt sepse vetё njerёzit Janё të ndryshёm po ashtu dhe të sёmurёt. Gjёja qё mё bёn të gёzohem dhe të prekem dhe emocionalisht ёshtё fakti qё pacienti të shikon drejt e nё sy dhe mundohet qё pёrtej skafandrёs dhe veshjes sё vёshtirё të depёrtojë në sytë dhe zemrёn tёnde, aty mundohet tё kap njё fije shpresё pёr t’ia hedh sёmundjes dhe tё ikё nga dyert e spitalit. Disa qё janё në gjendje të renduar psikologjike dhe pёrjetojnё ankth e panik mundohen të kapin dorёn dhe të luten qё të qёndrosh me to sepse kanё frikё, sidomos natёn vonё. Frika ёshtё ajo qё i stërmundon dhe i lodh mё shumё. Gjithnjё mundohem qё të gjej njё konsensus mes tё sёmurve dhe t’ju qёndroj pranё të gjithёve nё maksimumin e kohёs qё jam duke u pёrkujdes pёr to.Por ka situata kur të sёmurёt pёrkeqёsohen dhe në çdo parameter ndizet llampa e kuqe, fijet e shpresёs po hollohen dhe fatkeqёsisht fundi dihet. Ata luftojnё fort por semundja ndonjёherё ёshtё mё е fortë se rezistenca e tyre. Trishtim të tillё se kisha pёrjetuar kurrё në karrierёn time profesionale, madje sa herё ndodhin situata të tilla fatkeqe mё kujtohet humbja e tё afёrmёve tё mi dhe prekja emotive ka njё shkallё të lartё dhe shpesh herё e papёrmbajtshme. Por duhet të qёndrojme të fort pёr të qёnё profesionalistë tё ftohtё sepse ndryshe s’ia dalim dot.

Ishe emri mё i lakuar gjatё muajit kur ekipi i mjekёve shqiptarё mori iniciativёn tё ndihmonin vendin fqinj Italinё nё luftёn kundёr Covid-it. Cfarё kujton mё shumё  nga ajo periudhё?

Vajtja nё Itali ishte njё gjest nga Shqipёria qё s’e pёrshkruaj dot akoma. Njё frikё e madhe kur u nisёm, njё ankth i madh kur punonim atje, njё mёndje qё qёndronte nga familjarёt në Shqipёri sepse meraku ishte i madh. Në atё kohё lexoja shumё Nobelisten Nënë Tereza dhe mёsoja sesi duhet të jemi disponibёl pёr tё sёmurёt dhe në pamundesi. Jeta vetё ёshtё njё sakrificё, dhe kur e bёn pёr tjetrin atёherё cilёsohesh njeri në radhё të parё dhe misionar shёndeti në radhё të dytё. Në spitalin civil të Brescia mёsova shumё gjёra dhe po mundohem ti pёrshtas dhe ti implementoj nё spitalin Cov1d ku punoj.

Misioni i mjekёsisё ёshtё tё shpёtojё jetё njerёzish, sa mendon se e ke pёrmbushur kёtё mision deri tani?

Misioni i mjekёsisё ёshtё shumё i vёshtirё dhe jo çdokush arrin t’a permbush totalisht sepse nuk ёshtё thjesht njё punё, por e gjithё qёnia jote fizike, mendore, shpirtёrore dhe emotive duhet të shkojnё paralel pёr të patur njё rezutlat, sadisfaksion dhe njё punё tё frytshme pavarsisht sesa voluminoze mund tё jetё. Personalisht mendoj qё e kam pёrmbushur por ka ende punё pёr tё bёrё. Çdo ditë mesojmё diçka të re dhe atё risi duhet ta aplikojmё sa mё parё tek të sёmurёt sepse koha ёshtё sekondi mё i artё për të ruajtur frymarrjen e njeriut. Njё profesori i imi thoshte gjithnjё: Mjekёsinё duhet ta duash, ta kesh brёnda enёve tё gjakut pёr tё qёnё i aftё dhe profesional si në spital por dhe në cdo ambjent qё ndihma jote mund të shpёtojë jetё. Mbetet per të punuar ende fort dhe suksesshmeria do jetё akoma dhe mё e lartё.

Tё njohin njerёzit, tё pёrshёndesin, tё falenderojnё, si ndihesh pёr vlerёsimin e merituar tё marrё nga njerёzit?

Unё mbase jam dhe ndryshe nga kolegёt e tjerё si emri Korab, tamam shqiptar dhe fiksohet lehtё, gjatёsia dhe komunikimi mendoj janё elementёt mё të fortё, më bёjnё të jem diku pak mё shumё i lakuar si nga të sёmurёt dhe nga stafi.Ёshtё e habitshme sesi familjarёt dhe të sёmurёt qё pasi dali nga spitali, si nga jugu dhe nga veriu arrijnё tё mё gjejnё kontaktin dhe tё mё falenderojnё pamasё dhe ata mirёnjohje e mirёsjellje mё bёjnё të ndihem mё shumё i gjallё dhe mё japin shtysё qё të bёj akoma dhe mё shumё, gjithmonё me sinqeritet dhe zemёr të pastёr. Ata qё mё kanё njohur mё njohin mjaft mirё. Ndёr mesazhet qё mё kanё dёrguar ka qёnё njeri qё mё bёri të ndjehem ndryshe: Korab ti tashme je pjesё e lutjeve të mia. Se di ç’tё them mё tepёr. Ta duash punёn dhe ta bёsh me dashuri të madhe jam i sigurt qё do ndjehesh gjithnjё i pёrplotur në kraharor dhe i qetё para Zotit.

Cili ёshtё opinioni yt pёr gjёndje aktuale tё Covid nё Shqipёri?

Gjendja aktuale në Shqipёri ёshtё shumё e rёnduar, ku spitale janё në kapacietet maksimale prej dy muaj, po ashtu dhe dhjetori, janari dhe shkurti pritet të jenё të ashpёra. Mendoj kufizimet dhe shmangia e grumbullimeve do ndihmonin shumё qё mos të agravoj situata mё tepёr. Gjithmonё ka ende gjёra pёr tё pёrmirёsuar si në sistemin shёndetёsor por tashmё mё shumё rëndësi vigjilenca e qytetarëve!                            

Ata qё kanё marrё goditje tё fortё nё kёtё luftё me armikun e padukshёm janё vetё mjekёt, me pasojё humbje jete tё emrave mё tё njohur nё mjekёsinё shqiptare, kur mjekёt sulmohen nga Covidi llahtarshёm atёherё ne njerёzve tё thjeshtё ç’shpresё na ngel?

Shumicёn e personelit mjekёsor qё kanё humbur jetёn i kam njohur dhe mё parё dhe i kam trajtuar në kushte spitalore. Asnjёherё nuk jam ndjerё mё i thyer sesa në momentet qё nuk arrija tё ndimoja stafin pёr tё perballuar kёtё virus kaq agresiv. Por njeriu gjithmonё do qёndroj i fort pёr të qёnё i disponueshёm pёr jetёn në vijimёsi. Fatkeqёsisht personeli ёshtё në kontakt të pёrditshёm në virusi sepse kanё të bёjnё me pacientёt dhe puna e tillё e bёn mё të rrezikuar sesa qytetarin e thjesht. Njerёzit duhen ta kuptojnё kёtё situatё dhe ta vlerёsojnё maksimalisht atё. Duhet të konsultohen me profesionistёt e shëndetit mjekёsor dhe të zbatojnё keshillat, kaq kanё në dore.

A ka njё mesazh, kёshillё qё do doje tё pёrcillje pёrmes gazetës KOHA?

Mesazhi im pёr gjithё popullin shqiptar ёshtё qё të tregohen të kujdesshёm në maksimum, të ndjekin kёshillat mjekёsore dhe të ruajnё shёndetin si asetin mё tё cmuar të jetёs. Jetёn vetёm njёherё ta jep Zoti, andaj ti kujdesu pёr të sa je në kohё. Askush nuk ёshtё i mbrojtur, askush nuk ёshtё i fort pёrpara ketij virusi, askush nuk ka arrit qё ta mboshtё kur ai ёshtё bёrё agresiv dhe vdekjeprurёs. Mendoj qё jemi ende në kohё qё të ruajmё shёndetin tonë, familjes dhe shoqёrisё. Mbrojtja mё e mirё ёshtё, konsideroje cdokёnd qё ke pёrballё si të infektuar me kovid qё mos të humbёsh vigjilencёn në asnjё moment.