Kreu i Kumanovës, Dimitrievski pranon donacionin plak prej 600 pako ndihma

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Kumanovës janë regjistruar edhe 2 raste të reja me COVID-19, ndërsa 4 pacientë janë shëruar. Ndërkohë që nuk po mungojnë aktivitetet humanitare. Ambasada e Polonisë në Shkup, ka ndarë një donacion prej 600 pakosh ndihma me artikuj ushqimor e higjienik, për kategoritë e ndieshme të qytetarëve në Kumanovë.   

“Bëhet fjalë për një donacion prej një numri të konsiderueshëm të pakove ushqimore e higjienike, të cilat do tu ndahen familjeve të rrezikuara sociale në Kumanovë. Të 600 pakot me ndihma do tu ndahen qytetarëve në bazë të listave të përpiluara të Qendrës për punë sociale në Kumanovë“, tha Maksim Dimitrievski.  

 “E gjithë bota, muajve të fundit është përfshirë nga pandemia COVID 19, gjithashtu edhe Poloninë e Maqedoninë e veriut. Kumanova ishte mjaft e goditur si në aspektin mjeksor poashtu edhe atë ekonomik. i përballur me probleme të shumta, kryetari i Kumanovës na u drejtua për ndihmë. Jemi të lumtur që iu përgjigjëm pozitivisht kësaj kërkese, me 600 pako donacion për qytetarët e kategorisë së rrezikuar sociale në Kumanovë”, tha pos tjerash ambasadori i Polonisë, Vojciek Ticinjski.  

Gjatë gjithë krizës me virusin Korona nuk kanë munguar ndihmat as nga organizatat dhe shoqatat e ndryshme humanitare.

Публикувахте от Maksim Dimitrievski в Сряда, 27 май 2020 г.