Kruajtja vagjinale: Çfarë e shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni

Mënyra e vetme për të zbuluar se çfarë po ndodh vërtet është të bëni një kontroll mjekësor

Kruajtja vagjinale është një simptomë e pakëndshme dhe ndonjëherë e dhimbshme që shpesh ndodh për shkak të substancave irrituese, infeksioneve, menopauzës dhe jo vetëm.

Shkaqet

1. Irrituesit: Ekspozimi i vagjinës ndaj kimikateve irrituese mund të shkaktojë kruajtje. Këta irritues mund të shkaktojnë një reaksion alergjik që krijon skuqje në zona të ndryshme të trupit, duke përfshirë edhe vagjinën. Irrituesit e zakonshëm kimikë përfshijnë: sapunin, spërkatës, kontraceptivë, kremra, pomada, detergjente, zbutës pëlhurash, letër tualeti me aromë etj.

2. Sëmundjet e lëkurës: Disa sëmundje të lëkurës, të tilla si ekzema dhe psoriaza, mund të shkaktojnë skuqje dhe kruajtje në zonën gjenitale.

3. Infeksionet maja: Maja është një kërpudhë që ndodh natyrshëm dhe është normalisht e pranishme në vagonë. Zakonisht nuk shkakton probleme, por kur rritja e saj është e pakontrolluar, mund të rezultojë një infeksion i pakëndshëm.

4. Vaginoza bakteriale: Shkaktohet nga një çekuilibër midis baktereve të mira dhe të këqija që ndodhen natyrshëm në vagjinë.

5. Sëmundje seksualisht të transmetueshme: SST-të transmetohen gjatë marrëdhënieve seksuale të pambrojtura dhe shkaktojnë kruajtje në vagjinë, duke përfshirë: klamidia, lythat gjenitalë, gonorrhea, herpes gjenital etj.

6. Menopauza: Ndodh për shkak të zvogëlimit të niveleve të estrogjenit që ndodhin gjatë menopauzës, që çon në atrofi të vagjinës.

7. Stresi: Stresi fizik dhe emocional mund të shkaktojë kruajtje dhe acarim të vaginës, megjithëse kjo nuk është shumë e zakonshme. Mund të ndodhë kur stresi dobëson sistemin imunitar, duke ju lënë më të predispozuara ndaj infeksioneve që shkaktojnë kruajtje.

8. Kanceri i vulvës: Në raste shumë të rralla, kruajtja vagjinale mund të jetë një simptomë e kancerit. Ky është një lloj kanceri që zhvillohet në vulvë, pjesa e jashtme e organeve gjenitale të femrave.