Kryeministri britanik Boris Johnson infektohet me coronavirus

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, thonë nga Downing Street.

Ndryshe, në Britani të Madhe, deri tani janë konfirmuar 11 mijë raste të coronavirusit, ndërsa 580 persona kanë ndërruar jetë.

Ditë më parë është raportuar se Prince Charles është diagnostikuar poashtu nga virusi, ndërsa Mbretëresha Elizabetë është në gjendje të mirë shëndetësore.