Kryeministri Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë.

Kryeministri Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, do të ketë takim dypalësh me Kancelarin austriak, Sebastijan Kurc, i cili është iniciator dhe nikoqir i Samitit.