KSHZ: Partitë të merren vesh për kohën për fushatë mediatike

Gjashtë lista të kandidatëve të pavarur deri më sot nuk kanë mundur as t’i afrohen numrit të nevojshëm të nënshkrimeve për të zyrtarizuar kandidaturat e tyre për të garuar në zgjedhjet e 12 prillit. Grupi që më së shumti ka mbledhur nënshkrime ka arritur vetëm 255 nga 1000 që kërkohen me ligj. Sot është dita e fundit kur mund të dorëzohen ato, ndërsa nëse do të ketë ndonjë ndryshim, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të njoftojë gjatë ditës së nesërme.

“Për shembull për njësinë zgjedhore 1 bashkë me ditën e djeshme Epilija Geneva është bartëse, atje janë mbledhur 74 nënshkrime, Igor Cvetkovski, për njësinë zgjedhore dy ka 33 nënshkrime të mbledhura, Zoran Mijallkov në njësinë zgjedhore 3 nuk ka mbledhur nënshkrime, Goran Taskovski në njësinë zgjedhore 5 ka 255 nënshkrime, Petar Koteski poashtu për njësinë zgjedhore 5 ka 174, dhe për njësinë zgjedhore numër 6 Ismail Bojna, nuk ka asnjë nënshkrim të mbledhur. Sot është dita e fundit kur mund të mblidhen nënshkrimet, gjatë ditës së nesërme do të merrni informacione nëse ka mbledhur dikush nënshkrime dhe a do të ketë të drejtë të dorëzimit të listës“.

KSHZ ka miratuar edhe udhërëfyes të ri për procedurën e zgjidhjes së ankesave. Risi do të jetë ajo që Komisioni do të mer vendime vetëm për shkelje të procedurës në ditën e votimit dhe për mbledhjen e rrezultateve dhe se ankesat e pjesmarrësve në zgjedhje duhet të përmbajnë fakte dhe përshkrim konkret për parregullsinë eventiale. Kjo siç njoftoi kreu i KSHZ-së, Oliver Derkovski është bërë me qëllim që të parandalohet çdo keqpërdorim eventual ose bllokim i procesit zgjedhor.

“Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme përcollën mesazh deri te të gjithë pjesmarrësisht në zgjedhjet e 12 prillit se nuk do të pranohen ankesa të dedikuara për shkelje të procedurës zgjedhore në ditën e votimit dhe për mbledhjen e rrezultateve që do të kenë për qëllim frenimin ose keqpërdorimin e procesit. Nuk do të pranohet asnjë ankesë që nuk do të përmbajë fakte dhe përshkrim konkret të shkeljes së vërrejtur”.

KSHZ ka ndryshuar edhe mënyrën e procesimit të ankesave që do tu dorëzohen komisioneve komunale zgjedhore me çka atyre ju jepet edhe një kompetencë shtesë, shqyrtimi i ankesave të qytetarëve që nuk do të gjejnë veten në listën e votuesve. Qytetarët në këto raste do të duhet të plotësojnë një formular dhe të njëjtin ta dorëzojnë në Komisionin Komunal, ndërsa këta të fundit do të duhet ti përgjigjen më së voni në afat prej katër orëve nga momenti i dorëzimit të ankesave. Përndryshe nga KSHZ njoftuan poashtu se në periudhën prej 26 shkurt deri 5 mars, 5725 qytetarë kanë bërë shqyrtim të listës zgjedhore. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka marrë vendime për regjistrim të 87 qytetarëve, për 42 qytetarë është sjellë vendim për fshirje, tek 33 janë bërë ndryshime të të dhënave tek 7 qytetarë janë marre vendime për anulim të vendbanimit.