Kur Grubi dridhi një vit më parë Parlamentin për Vetingun dhe drejtësinë selektive

Një vit më herët Artan Grubi dridhi Parlamentin e Maqedonisë së Veriut kur fliste për gjëra që si kurrë më parë janë aktuale informon TetovaSot.Ai fliste për c’kapjen e shtetit nga drejtësia selektive .Atë kohë seanca mbahej për shkarkimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva por ato që ai shprehu atë kohë ndërlidhen me situatën aktuale pas procesit zgjedhorë që kanë të bëjnë me qëllimet kryesore të vendit përfshirë edhe Vetingun i cili duhet të jetë i domosdoshëm për drejtësi joselektive.

Ja fjalimi i tij i plotë një vit më patë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut:

Mungesa e perspektives integruese euroatlantike, ose me mire thene bllokimi ne vitin 2008 na solli deri tek togfjaleshi Pribeian “shtet i kapur”. Pas nje krize te thelle, me kompromis absolut, tentuam te ç’kapim shtetin nga drejtesia selektive nepermjet te nje ad hic instrumenti jashtesistemor te quajtur Prokurori Speciale me detyre te heton dyshimet per keqperdorime qe rrjedhin nga pergjimet joligjore. Edhepse me interpretime dhe pritje te ndryshme, te gjithe bashkarisht e mbeshtetem punen e ketij institucioni per te c’kapur drejtesine dhe per te larguar selektivitetin. Sot, kater vite me vone, shoh nje sistem jo fort te reformuar, por po aq selektiv dhe po aq deshperues. Mase matese per kete deshperim eshte disponimi i qytetareve. Te nderuar, Nje e drejte nuk eshte e padrejte nese vlen per te gjithe. Nje e drejte e cila vlen vetem per disa, eshte padrejtesi. Drejtesia kur eshte e njejte per te gjithe, eshte drejtesi e drejte. Drejtësia selektive eshte padrejtësi Denimi me 19 vite per djemt e Shkupit ne rastin Sazdovski ne krahasim me denimin e Boban Ilicit per vrasjen e qellimshme te Almirit, nuk eshte vetem padrejtesi, por eshte krim. Prandaj, drejtesia selektive c’rrenjoset kur Prokuroret dhe Gjykatesit do te veprojne vetem e vetem ne perputhje me ligjin e asesi ne perputhje me telefonaten e Shabanit apo Goranit. Kemi nevoje per parashikueshmeri ligjore, pravna izvesnost, ku do te ngadhnjeje i drejti dhe jo i forti. Per te arritur kete, vetingu eshte i domosdoshem dhe i patjetersueshem, jo vetem i gjykatesve, prokurorve por edhe te politikaneve. Kryprokurori dhe gjykatat jane ne sprove te madhe per te drejten dhe drejtesine, prandaj te dyja bashke duhet ti shohin mire lendet, Perfshire edhe letrat qe jane pluhurosur ne sirtar, pa syza politike, as syza partiake, as syza etnike, por me qendrueshmerine dhe arsyen ligjore per ti permiresuar gabimet. Te dashur, u ndryshua emri, u ndryshua kushtetuta, u arrite marreveshja me Bulgarine, u be barazia gjuhesore, pranuam ftese per NATO dhe jemi ne prag te marrjes se dates per fillim te negociatave me bashkimin evropian. Tash kemi nevoje per drejtesi te zbatuar, e jo te porositur. Edhe nje gje per fund, sepse u permend ketu, Bashkimi Demokratik per Integrim, eshte partia e vetme qe kerkon hetim institucional te paanshem te te gjithe funksionareve qe nga 2002 gjer me sot, dhe ju ftojme te gjitheve ta beni te njejten. Nuk ka parti per te cilen shpifet me shume. Nuk ka parti per te cilen jane botuar me shume materiale joligjore se sa per BDIne, me shitje e stershitje, me zhvatje e kercenime, me genjeshtra e shpifje. nuk ka propagande me te shpifur se sa per BDIne, jo na qenka parti e mbrojtur apo na qenka e kriminalizuar. Ja me qindra i botuat me porosi dhe deshmuat ate qe e themi ne. Po te kishte BDI krimin e vetem, do te benin cmmos te na rrjepnin lekuren edhe pozita rdhr opozita, lere me prokuroria ose gjykata. Mjer kjo shoqeri kur prokuror dhe gjykates, por edhe prodhues te lajmeve te rreme jane bere deputetet, lideret e partive. Bejeni ate qe bejme ne, kerkoni te hetoheni nga prokuroria, mbeshtetni vetingun. Lereni llafet, beni ndonje pune te mire sepse padrejtesine do ta kuptoni vetem atehere kur te ju behet juve. Siç thash, kemi nevoje per drejtesi te zbatuar, e jo te porositur.