Kur mund të trasmetohet më së shumti Covid-19 tek personat tjerë?

Njerëzit që janë pozitivë në Covid-19 mund të jenë ngjitësit e virusit në pesë ditët e para pasi të shfaqin simptoma, konfirmon një studim i ri, duke theksuar nevojën për izolim të shpejtë.

Hulumtimi i botuar në revistën profesionale “Lancet” gjithashtu tregon se njerëzit asimptomatikë mund ta heqin virusin nga trupi i tyre më shpejt dhe mund të jenë ngjitës për një kohë më të shkurtër.

Studiuesit krahasuan Covid-19 me dy lloje të tjerë të koronavirusit për të kuptuar më mirë pse Covid-19 u përhap kaq shpejt.

Ata zbuluan se ngarkesa virale, pra sasia e virusit të zbuluar në trup përmes fazave të ndryshme të infeksionit SARS-CoV-2, arrin kulmin në traktin e sipërm respirator në fillim të sëmundjes, ndërmjet fillimit të simptomave dhe ditës së pestë.

Kjo është e rëndësishme sepse virusi në traktin e sipërm respirator konsiderohet të jetë burimi kryesor i transmetimit.

Për krahasim, për dy lloje të tjera të koronavirusit, SARS-CoV dhe MERS-CoV, arrin kulmin më vonë, përkatësisht midis 10 dhe 14 ditëve dhe 7 dhe 10 ditëve, duke siguruar më shumë kohë për të njohur simptomat, raporton HuffPost.