Laboratori Qendror i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor merr certifikatën e sistemit të cilësisë sipas standardit ISO

Kam kënaqësinë t’ju informoj se Laboratori Qendror i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë zyrtarisht certifikatën e sistemit të cilësisë sipas standardit ISO 17025 si laborator i akredituar, me të cilin janë certifikuar 7 metoda testimi, 6 prej të cilave janë për cilësinë e ujit dhe 1 metodë për zhurmën. Në fazat e ardhshme, është planifikuar akreditimi i metodave të cilësisë së ajrit, ndërsa në Buxhetin për vitin 2021 janë siguruar mjete financiare për prokurimin e instrumentit për matjen e emetimeve nga burimet stacionare, për të cilin procedura e prokurimit do të fillojë së shpejti. Gjithashtu presim të mbërrijë instrumenti që përdor teknologjinë bërthamore për të analizuar përbërjen e grimcave PM (X-RayF), me vlerë prej 61,700.00 euro, i siguruar nga një donacion nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) në Vjenë.

https://www.facebook.com/nasernurediniofficial/photos/pcb.258657602644545/258656979311274/