Lady Gaga duartroket protestuesit, pas vendimit të prokurorisë lidhur me rastin Floyd

Edhe Lady Gaga reagon pas lajmit për akuzimin e katër oficerëve të policisë për çështjen e vrasjes George Floyd.

Lady Gaga është shprehur e zemëruar për vrasjen e George Floyd në duart e policiës në Minneapolis, ndërsa e etiketon presidentin Donald Trump si budalla dhe racist, në një deklaratë të gjatë në rrjete socaile, të shtunën e kaluar.

Tani që katër ish-oficerët e policisë po akuzohen për vrasje, superylli i pop-it reagoi edhe një herë duke duartrokitur ‘zërat e njerëzve’ për kërkimin e drejtësisë, ndërsa promovon dy organizata mbrojtëse, tek të cilat ajo me krenari ka dhuruar donacione.

“Shpresoj që të gjithë policët që janë angazhuar ose janë duke marrë pjesë në ndonjë aktivitet racist, dalin para ligjit dhe rendit,” shkroi ajo para se të shtonte, “megjithëse ne e dimë se ligji dhe rendi në këtë vend është paracaktuar ndaj racizmit dhe është në vetvete i korruptuar ‘.

Kantautorja vazhdoi të përshkruajë arrestimin e Floyd më 25 maj si një tjetër shembull shkatërrues të ‘brutalitetit të policisë’ dhe përgjigjeve paragjykuese’ nga prokurorët dhe zyrtarët vendor.

E lindur në Nju Jork, 34 vjeçarja, tregoi se shpreson për drejtësi për të gjithë personat me ngjyrë, të prekur nga racizmi i institucionalizuar.

Me emocione të dukshme gjatë postimi, ylli i “Born this way”, veçoi ‘qytetarët e guximshëm të këtij kombi’ që ngritën zërin për një njeri të paarmatosur afrikano-amerikan të vrarë nga policia.

“Unë mbështes zërat e pambështetur të komunitetit me ngjyrë”, shtoi ajo.

“Unë dëshiroj që zërat e tyre të dëgjohen me zë të lartë dhe qartë, dhe që ata të ndjehen të dashur dhe të përforcuar nga aleatët”, janë fjalët e këngëtares.

“Unë ndjej dhembje të pafund në zemrën time ndërsa luftojmë si një komb për të gjetur zgjidhje të guximshme dhe efektive për një problem tinëzar dhe sistematik që “pllakosi vendin tonë që nga lindja e tij”, shpjegoi ajo.

Në fund, Gaga dhuroi informacione për dy organizatat mbrojtëse “Black Lives Matter” dhe “Loveland”, ku dhuroi donacione për ta mbështetur luftën e vazhdueshme për drejtësi racore dhe sociale.