“Lamborgini dhe BMW nuk ishin të tyret, njërin e pret …”, nuk përmbahet Erion Braçe: Idiotë! Më habit që për ‘fluturimin’…

Jehona e shpejtësisë ‘marramendëse’ të dy shqiptrëve të Kosovës ditën e djeshme në autostradën Fier-Vlorë , ka arritur edhe në Zvicër, gjë e cila i ka penalizuar ata edhe në vendet e punës.

Shpejtësia prej 225km/h ka marrë edhe vëmendjen e mediave zviceriane, të cilat kanë theksuar se dy automjetet nuk ishin në pronësi të shtetasve kosovarë dhe kjo gjë i ka kushtuar atyre humbjen e vendit të punës.

‘Lamborghini’ rezulton e marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar në Shqipëri. Ndërsa, makina ‘BMW’ rezulton në pronësi të një kompanie pastrimi, ku punonte 36-vjeçari nga Kosova.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe i cili shkruan:

WWW.GAZETA.MK