Laptopët Lenovo ThinkPad X1 avancohen me çipa Intel Comet Lake

Lenovo e ka rifreskuar linjën e vet të laptopëve ThinkPad, me më shumë modele të reja që kanë procesorë të gjeneratës së dhjetë Intel Core (Lake Comet). Kjo e përfshin edhe modelin Lenovo ThinkPad X1 Carbon 14 dhe modelin e konvertueshëm ThinkPad X1 Yoga. Të dy laptopët do të jenë në dispozicion nga shtatori, raporton Liliputing.

Përveç kalimit në procesorët e gjeneratës së dhjetë të Intel Core, Lenovo e ka rifreskuar edhe dizajnin e ThinkPad X1 Carbon, i cili tani është edhe më i hollë dhe më i lehtë. Laptopi e ka një trashësi prej 14.9 milimetrave dhe një peshë fillestare prej 1.09 kilogramëve, shkruan KOHA Ditore. Notebook karakterizohet nga skajet e holla rreth ekranit, që do të thotë se ekrani IPS LCD 14 inçësh mund të vendoset në një model laptopi me madhësi prej 13.3 inçëve.

Lenovo do ta ofrojë laptopin në opsione deri në procesorin gjashtë-bërthamësh Intel Core i7-10710U, deri në 16 GB RAM dhe SSD deri në 2TB PCIe. Gjithashtu të pranishme janë dy porte Thunderbolt 3, dy porte USB 3.0 Type-A dhe një port për kufje, pastaj dy porte HDMI 1.4, bateria 51Wh, ueb kamerë HD dhe kamera IR për zhbllokimin e përmes linjave të fytyrës Windows Hello. Çmimi që pritet për këtë laptop është 1479 dollarë.

Modeli i ri Lenovo ThinkPad X1 Yoga, i cili u prezantua për herë të parë gjatë CES në janar, do të jetë modeli i parë në linjën me shtëpizën e aluminit. Ky model gjithashtu e ka një dizajn 14 inçësh, por është pak më i rëndë dhe më i trashë se modeli Carbon. X1 Yoga, nga ana tjetër, ka menteshë prej 360 shkallëve e cila ia mundëson përdorimin në modin tablet, tent ose stand. Pajisja vjen gjithashtu me lapsin ThinkPad Pen Pro, i cili është i ndjeshëm ndaj prekjeve.

Lenovo do ta ofrojë gjeneratën e katërt të laptopëve ThinkPad X1 Yoga me opsione deri në procesorët Core i7-10710U, deri në 16 GB RAM, deri në 2TB SSD dhe një përzgjedhje të ekraneve në mes 1080p, 1140p dhe 4K. Laptopi e ka të njëjtën zgjedhje të porteve si X1 Carbon, ndërsa modeli i konvertueshëm vjen me një çmim fillestar prej 1609 dollarë, duke filluar nga shtatori.

Leave a Reply

Your email address will not be published.