Latifi: Fituam përvojë në Europë, nga sezoni i ri nisim edhe me meshkujt (VIDEO)

Trajneri i klubit të hendbollit për femra, Çair, Basri Latifi ishte pjesë e emisionit të mbrëmshëm ‘Java Sportive’ në televizionin Shenja. Latifi foli për eksperiencën e parë europiane që kishte ekipi i tij, kur u përballë me Naisa e Serbisë.

Basri Latifi, trajner i KHF Çair
“Ne ndoshta edhe kishim shumë dëshirë, ndoshta edhe u djegëm nga dëshira e madhe. Sidoqoftë është një përvojë e madhe dhe shumë e mirë dhe asesi nuk është një përvojë e hidhur nga kjo paraqitje. Ne kemi paraqitur denjësisht Çairin dhe ne mburremi me atë me atë që e kemi paraqitur. Gjithsesi projekti jonë është afatgjatë, të cilin mendojmë që do ta përcjellim edhe vitet e ardhshme”.

Latifi zbuloi se nga sezoni i ardhshëm do të nisin si klub të punojnë edhe me kategorinë e meshkujve.

Basri Latifi, trajner i KHF Çair
“Planet janë që nga sezoni i ardhshëm të fillohet të punohet edhe me fëmijë meshkujt, pasi tashmë në shkollën e hendbollit për femra kemi afër 120 fëmijë që stërviten.Ëndrra ime ka qenë që si lojtar të luaj në Superligë, por pse jo ti udhëheq meshkujt edhe në Superligë”.

Udhëheqësi i klubit të Çairi është shprehur i kënaqur me ndeshjet e zhvilluara deri më tani në sezonin e ri, duke thënë se pretendimet janë pozitat që sjellin garat europiane, por pse jo edhe titulli kampion.