LG dhe Naver e zhvillojnë browserin e ri Whale për telefonin e ardhshëm të palosshëm

Gjatë panairit IFA 2019, LG pritet ta prezantojë një pajisje fleksibile. Kompania tani e ka paralajmëruar browserin specifik të quajtur Whale, i cili është krijuar në bashkëpunim me Naver – shërbimin më të madh të kërkimit në Korenë e Jugut, raporton GSMArena.

Browseri do ta ofrojë përvojën LG Dual Screen dhe multitasking në një nivel krejt të ri, ndërsa funksioni do të emërtohet “omnitasking”, shkruan KOHA Ditore. Whale do t’ju mundësojë të kaloni midis ekraneve shpejt dhe pa ndërprerje, ndërsa përdoruesi do të mund t’i kryejë disa detyra njëkohësisht në një ekran.

Kjo e shtron pyetjen nëse LG do ta prezantojë telefonin me panel të palosshëm, apo nëse do të ketë menteshë që i lidh të dy anët, ku secila ka ekran të veçantë. LG dhe Naver theksojnë se ky është vetëm i pari prej shumë hapave në arritjen e një ekosistemi më të mirë Dual Screen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.