Ligji për regjistrim, opozita flen dhe nuk vjen ne Kuvend

Opozita shqiptare siç duket ende nuk e ka të qartë se fushara zgjedhore ka mbaruar dhe se tani është koha për ti përfaqësuar qytetarët në Kuvend.

Për deri sa në seancë plenare vijon debati për Ligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në RMV, 2021, deputetët e opozitës shqiptare vijojnë që as fizikisht të mos marrin pjesë gjatë punimeve të debatit parlamentar.

Madje, edhe sot hapësirat e Kuvendit i shfrytëzuan për pres konferencë partiake e jo për të kryer punët për të cilat i ka zgjedhur populli.

Sipas kësaj që po e shohim çdo ditë në Kuvend, rrjedh se ata janë të kyqur në problemet partiake të tyre dhe duke u marrë me ato probleme nuk arrijnë të mirren me çështjet serioze që i tangojnë qytetarët.

Kur e kemi parasysh se para disa ditësh, kryetari i ASh-së Ziadin Sela e shfrytëzoi mundësinë që në pozitën e anëtarit të KShZ- së ta propozojë djalin e dajës së tij, Krenar Llogan, i cili edhe u zgjodh nga Kuvendi, kurse tani në Kuvend nuk po marrin pjesë as deputetët e ASh-së e as të Alternativës, lind dyshimi se mos raportet e tyre janë ashpërsuar aq shumë sa që tani nuk arrijnë të dakordohen as edhe për gjërat kryesore.

Ndryshe, opozita me këtë qasje po dëshmon se edhe si opozit nuk ka interes e as kapacitet të përfaqësoj interesat e qytetarëve e lëre më të jet në Qeveri.