Liverpool prezanton fanellat e reja, janë fantastike

Liverpool do të ketë fanella të reja në sezonin e ri. Këto janë fanellat e para të punuara nga gjiganti i veshjeve Nike, pas marrëveshjes së madhe që ‘Reds’ nënshkruan me këtë kompani në fillim të sezonit.

Dhe dizajni lë të kuptohet për një kthim në kohë, me Liverpool që jakat dhe krahët do t’i ketë me ngjyrë të gjelbër, për herë të parë që nga fillimi i viteve 1990.

Me Nike, Liverpool ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, dhe në ditët në vazhdim do të prezantohen fanellat për ndeshjet në udhëtim.