Lolo – artisti që debutoi me “Jena” premton shumë në tregun muzikor shqiptar

Ai ka bërë debutimin në skenë gjatë vitit që lamë pas dhe për pak muaj është kthyer në një nga të preferuarit e publikut.

Fjala është për artistin nga Shqipëria Lolo, i cili në nëntor solli këngën “Jena” të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Derisa po shijon suksesin e kësaj kënge me mijëra klikime në YouTube, këngëtari ka nisur punën edhe për prurje të tjera. Përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjete sociale, Lolo premton hitin e kësaj vere dhe se do të ndërrojë lojën në Shqipëri.

Siç ka lënë të kuptohet, këto projekte janë duke u realizuar në një studio në Londër ku edhe e kalon një pjesë të madhe të kohës. Lolo u prit mirë edhe nga publiku shqiptar, pavarësisht se është ndër artistët më të rinj në treg.