Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij sërish prindër, Monika pozon me barkun e rrumbullakosur

Lajme të reja duket të ketë edhe nga familja e Lorik Canës e cila shumë shpejt do të shtohet me një tjetër anëtar të ri. Monika, bashkëshortja e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare është shtatzënë dhe një gjë të tillë e ka zbuluar vetë përmes një postimi në rrjete sociale me barkun e rrumbullakosur krah Lorikut.

Katër vite pas ardhjes në jetë të Bojkenit, familja është gati që të shtohet. Planet për zgjerim të familjes, Loriku i kishte thënë vitin e kaluar në intervista për televizionet shqiptare me ç’rast ishte shprehur se ka dëshirë që të bëhen me një vajzë të cilës i kanë gjetur edhe emrin, Enkelejda. Mbetet të shihet nëse Bojkeni do të bëhet me motër apo vëlla. Aktualisht, na mbetet t’i urojmë Monikës një shtatzëni të rehatshme.