Macron u përkul para Zaevit

Djw në Paris, Kryeministri Zoran Zaev u takua me Presidentin Francez Emmanuel Macron.

Pas takimit, ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën Presidenti i Francës tha se Maqedonia e Veriut meriton të fillojë negociatat me BE.

“Vendi juaj meriton të fillojë negociatat me BE pa vonesë. “Unë jam këtu për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhje me Bullgarinë,” tha Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin Zoran Zaev.

Zaev është në Paris së bashku me Zëvendës Kryeministrin Nikolla Dimitrov dhe Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani.