Makina përplas për vdekje 14-vjeçarin me biçikletë në Tiranë

Një 14-vjeçar humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj të diele në Tiranë, pasi u përplas nga një makinë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në Farkë.

I mituri po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një makinë. Ai u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë, si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet policore shoqëruan drejtuesin e makinës, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.