Mbërrin telefoni me bateri 6.800 mAh

Është një Samsung Galaxy M41. Sipas një raporti nga Koreja e Jugut, më herët ishte konkluduar se Samsung ka hequr dorë nga modeli M41, dhe po përgatit një Samsung Galaxy M51 në vend të kësaj.

Sidoqoftë, një kthesë e re duket se ka ndodhur.

Një fotografi e baterisë së telefonit Galaxy M41 “u shfaq” në faqen e internetit duke treguar kapacitetin e baterisë.

Duket se Galaxy M41 do të pajiset me një bateri 6.800 mAh, dhe një fotografi e kësaj baterie u shfaq gjithashtu në faqen e internetit të të Koresë së Jugut.

Nëse të gjitha këto pretendime janë të vërteta, atëherë do të nënkuptonte se thashethemet e mëparshme nga Koreja e Jugut nuk janë të vërteta, dhe se Samsung nuk ka hequr dorë nga modeli M41.