Më e reja, humb jetën nga koronavirusi 23-vjeçarja tek Infektivi

Një 23-vjeçare ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se e reja ndodhej e shtruar në Spitalin Infektiv. Lajmin e konfirmojnë për Abcnews.al mjekë nga Infektivi.

Si duket vajza ka qenë në gjendje të rëndë pasi ndodhej e intubuar.  Nuk dihet nëse ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kështu, 23-vjeçarja bëhet e para e kësaj moshe që ndërron jetë nga Covid-19 në vendin tonë.