Meghan dhe Kate kanë shkatërruar marrëdhëniet midis Harry dhe William

Më herët këtë vit, princi 34-vjeçar Harry dhe 38-vjeçarja Meghan Markle u ndanë zyrtarisht nga fondacioni mbretëror dhe e themeluan fondacionin e tyre ‘Sussex Royal’.

Por siç shkruan Mirror, si duket Kate dhe William kanë vendosur të përfundojnë marrëdhënien e tyre me dukën dhe dukeshën e Sussexit. Princi William dhe gruaja e tij e ndryshuan emrin e organizatës bamirëse nga The Royal Foundation në The Royal Foundation of the Duke and Duchess of Cambridge.

Me këtë akt, 37-vjeçari William dhe Kate e ndërmorën hapin e fundit për t’u ndarë nga vëllai dhe kunata. Një burim i afërt me familjen pretendon se nuk ka kurrfarë tensioni ose grindje në familjen mbretërore, shkruan KOHA Ditore. ‘Bëhet fjalë për përgatitjen e të dy çifteve për rolet e tyre në të ardhmen. Është e qartë se rrugët e tyre tani janë krejtësisht të ndryshme”, tha burimi për Mirror. Organizata The Royal Foundation ka funksionuar që nga viti 2009 dhe u themelua nga vëllezërit Harry dhe William, ndërkohë që Kate iu bashkua atij dy vjet më vonë, pas martesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.