Meghan Markle fiton gjyqin kundër mediave që ia cenuan privatësinë

Meghan Markle ka fituar një tjetër betejë ligjore në luftën e saj kundër mediave “Mail on Sunday” dhe ‘”Mail Online”.

Sipas disa raportimeve, Gjykata e Lartë në Londër ka vendosur të mërkurën se Dukesha e Sussexit zotëron të drejtën e vetme të letrës që i shkroi babait të saj, Thomas Markle, pak muaj para martesës së saj me Princin Harry.

Avokatët e “Associated Newspapers Limited” më parë ngritën pretendime se ish-shefi i komunikimit të Pallatit Mbretëror, Jason Knauf, kishte një pjesë të drejte të letrës, sepse kishte parë një version të hershëm të letrës dhe kishte luajtur rol në shkrimin e saj. Por Knauf i ka hedhur poshtë këto pretendime në gjykatë dhe gjithashtu u vendos se as Pallati Mbretëror nuk ka pasur të drejta mbi letrën.

Megjithatë është zbuluar se Meghan ka ndarë një pjesë të letrës me princin Harry dhe Knauf për mbështetje, pasi ky ishte një proces shumë i dhimbshëm për të. Në muajin shkurt, Meghan fitoi gjyqin e saj të privatësisë kundër Associated Newspapers. Mark Warby, një gjyqtar në Londër, vendosi se “The Mail on Sunday” cenoi privatësinë e Meghanit duke publikuar një letër që ajo i kishte dërguar babait të saj në gusht të vitit 2018.

Meghan ngriti padinë e saj kundër “Mail on Sunday” për 5 artikuj nga shkurti i 2019-s. Këta artikuj përfshinin disa pjesë të një letre që Markle i dërgoi babait të saj, pasi ai nuk mori pjesë në dasmën e saj me Princin Harry, që u mbajt në maj të vitit 2018. \iconstyle