Mërgim Musëshabanaj: Jam atdhetarë, vendet shqiptarë nuk i ndëroj me asgjë

Një zë i mrekullueshëm që këndon tash e sa vite është djaloshi pejan Mërgim Musëshabanaj i cili vitin e kaluar përfundoi disa projekte por që për këtë vit kishte shumë plane të cilat pritet që t’i finalizojë së shpejti. Me Mërgimin kemi biseduar për shumë gjëra, i drejtë dhe i sinqertë ai flet për InfraRed të gazetës KOHA.

Ç’vend zë muzika në jetën tënde?

Sigurisht që muzika zë rëndësi të madhe në jetën timë, diçka që e ke pasion ka rëndësi të madhe dhe ndikon në jetë.

Zgjohesh me këngë në mëngjes? Hiti yt i preferuar?

Varet si jam zgjuar (qesh), por këto kohët e fundit po zgjohem duke kenduar këngën time sepse me duket hit.

Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?

Sigurisht, jam duke punuar ndërkohë për këngë të re që do të lançohen këtë vit, tais për tani nuk më pëlqen të flas për detaje pa përfunduar çdo gjë.

Në shtëpi krahas ndjenjës komode, çfarë bën?

Në shtëpi nuk para rri shumë, gjëja që më pëlqen më shumë të bëj është të fle gjumë (qesh), por ndonjëheër shpreh talentin tim të dytë gatimin, më pëlqen shumë të gatuaj.

Pasi i vendosni kyçin derën, lini jashtë saj edhe çështjet e problematikave në punë apo i merrni me vete?

Mundohem që mos t’i marr por janë të pashmangshme.

Kuzhina është një pasion tjetër i yti, të cilin jo të gjithë e njohin. Çfarë të tërheq më shumë në këndin e gatimit? Receta e preferuar?

Kur jam i stresuar ose kur jam në super humor kam dëshirë të gatuaj, kam disa lloje recetash që më pëlqen nuk di të zgjedh, peshku më pëlqen ta gatuaj duke qene se është ushqimi im i preferuar.

Cili është vendi më i bukur në botë për ty?

Mund të të zgjedh shumë vende por unë jam shumë atdhetarë që kështu Shqipëria edhe Kosova për mua janë në krye listë, ne kemi shumë vende të bukura e unë zgjedh shpeshherë të pushoj në vendin tonë të bukur.

Hera e fundit kur ke qenë në pushime?

Pushimet e verës sigurisht në gusht i kam mbaruar, por fundjavave kam lëvizur në vende malore në bjeshkë pasi qetësohem shumë.

Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?

Unë dua që këngët e mia të pëlqehen pasi brenda këngëve të mia ka pasion të vërtetë.

I keni qejf fëmijët? Doni një familje të madhe?

I kam qejf (qesh), shpesh ditën time e organizoj me nipat e mi,  nuk e kam menduar akoma se si do jetë familja ime por pse jo.

Çfarë leksioni të kanë dhënë prindërit?

O sa shumë më kanë dhënë, janë shumë por kryesisht më thonin shpesh ishte që unë gjithmonë të ndiqja ëndërrat e mia dhe se ata do ishin gjithmonë në krahun tim për të më ndihmuar.

Gjëja e preferuar që dëshiron të bësh çdo të diel?

Të dielën më pëlqen të levizë jashtë Pejës në qytete të ndryshme me shokët, mblidhemi edhe i’a kalojmë mirë.

Libri i fundit që ke lexuar?

(Qesh), nuk më pëlqen fare të lexoj, vetëm i vogël lexoja ama për filma vdes, shoh shumë.

Kënga që këndon në dush?

Varet çfarë më vjen në mendje ngelet aty (qesh).


Projektet që ju presin?

Janë shumë por tani më duhet të shijoj njëherë këngët e fundit që kam publikuar.