Messi nuk gjeti dot “shtëpi ëndrrash” në Paris! Do të paguajë 20.000 euro qira mujore

Messi nuk gjeti dot “shtëpi ëndrrash” në Paris! Do

Lionel Messi, pas një muaji qëndrimi në një nga hotelet më ekskluzivë në Paris, “Royal Monsoon”, më në fund vendosi të largohej dhe të transferohej në shtëpinë e tij të marrë me qira. Ylli argjentinas po kërkonte një shtëpi familjare, në të cilën një nga përparësitë ishte pishina e brendshme.

Sidoqoftë, kërkimi për “shtëpinë e ëndrrave” përfundoi me dështim, kështu që Leo dhe gruaja e tij u detyruan përfundimisht të kalonin në “Planin B”. Zgjedhja ra mbi një shtëpi prej 300 metrash katrorë, me katër dhoma gjumi dhe një kopsht, për të cilën asi i PSG pranoi të paguajë një qira mujore prej 20.000 euro.

Shtëpia ndodhet në zonën Nouli-sur-Seine dhe Messi do të ketë fqinjë kolegët e ekipit kombëtar dhe të klubit, Angel di Maria e Leandro Paredes. “Pas një muaj kërkimi, Messi u detyrua të përshtasë kërkesat e tij me atë që ofron tregu i pasurive të patundshme në Paris”, – shkruan “RMC Sport”.