“Messi, Ronaldo dhe Guardiola do t’i bashkohen PSG-së”

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë te Paris Saint Germain dhe do të kenë për trajner Pep Guardiolan vitin tjetër. Lionel Messi i ka thënë Barcelonës që dëshiron të largohet këtë verë, me Manchester Cityn dhe PSG që mbeten skuadrat favorite për transferimin e tij.

L’Equipe ka raportuar se drejtori i PSG-së, Leonardo, ka kontaktuar babanë e Lionel Messit, Jorgen, për të marrë informacione rreth situatës së gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Por, është Pancrate, i cili ka qenë pjesë e PSG mes viteve 2004 dhe 2009, që beson se kampionët e Ligue 1 kanë një super plan, që nuk përfshinë vetëm Messin, por edhe Ronaldon dhe Guardiolan.

“Do t’ju them se çfarë mendoj. Përtej vetë qytetit, sepse Mançesteri është i shëmtuar, është gri, bie shi, ka shumë gjëra që më bëjnë të them se Messi po shkon në Paris”, ka deklaruar Pancrate, përcjell lajmi.net.

“Dhe Ronaldo do t’i bashkohet atij në vitin 2021. Guardiola gjithashtu”.