Messi shënon golin e 700-të në karrierë

Lionel Messi ka shënuar mbrëmë në ndeshjen kundër Atletico Madridit golin e 700-të në karrierën e tij.

Messi këto 700 gola i ka shënuar në karrierën e tij me dy fanella, atë të Barcelonës dhe Argjentinës.

Argjentinasi ka arritur të shënoj 70 gola me kombëtaren dhe 630 me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat.