Meti Bërbatovci: Nënës i kushtova këngë

Meret me muzikë që në moshë të re dhe vazhdon të bëj këngë për qejfin e tij. Një të fundit ai e ka realizuar për t’ia kushtuar nënës të cilën nuk e ka më pranë, e Meti vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA ku i tregon të gjitha.

Ç’vend zë muzika në jetën tënde?

Muzika ka një vend të quajtur relax në jeten time, asgjë më shumë.

Zgjohesh me këngë në mëngjes?

Po në mëngjes dëgjoj muzikë për një relaksim ditës.

Hiti yt i preferuar?

Kënga ime e preferuar nga Aya ‘Djadja’. Të them të drejtën muzika është shkatëruar nuk ka muzikë më po film, nuk dëgjohet po shiqohet sot muzika.

Cili është vendi më i bukur në botë për ty?

Capri.

Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?

Gjëja më shumë që më pëlqen në punë, kontakti me të tjerët.

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Lumturia apsulute për mua është shëndeti.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Ka kohë që nuk kam qeshur me shpirtë.

Defekti juaj kryesor?

Defekti im është se nuk mundem me fal.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?

Nuk fali gabime, sepse përndryshe përsëriten (qesh).

Hera e fundit që u përlotët?

Ka koh që jam me lot që nga vdekja e nënës time, e kam vështirë.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Ibiza.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Petro Marko, Kasim Trebeshina.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një femer?

Sinqeritetin.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Oj lulija jonë me limona.. (qesh).

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Suksesin më të madh në jetë është që kam mund të realizoj një këngë për nënën time.

Pija juaj e preferuar?

Uji.

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Pendohem shumë sepse jam shumë i sinqertë, e ajo më ka ndihmuar sepse njerëzit keqpërdorin sinqeritetin e të tjerëve.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Urrej se dua gënjeshtrën, tradhëtinë, mendjemadhësinë.

Frika juaj më e madhe?

Nga lartësia.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Nuk them gënjeshtra, ja them në sy atë që dua që mendoj, nuk fiton askush me gënjeshtra.

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?

Po kam dhënë.

https://www.facebook.com/meti84b/videos/2838178519799887/?t=0

Cila është motoja juaj?

Jeto si me qenë dita e fundit, jeta është e.mirë por duhet me dit me përfituar.

Si do të dëshironit të vdisnit?

Me vdek nuk kam menduar por dasht Zoti të mos vuaj ndonjëherë nga ndonjë sëmundje.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?

Nëse kisha pas rast me e pa Zotin i kisha thënë të më takojë edhe njëherë me nënën time sepse më mungon shumë.