Mikel Colaj: Jam kampion botërorë në 5 federata

Me prejardhje nga Klina e Kosovës por jeton në Rubigen të Zvicrës, Mikel Colaj është një tjetër legjendë shqiptare e kick-boksit dhe thai-boksit, si një sport shumë i ndërlikuar por që kampioni shqiptarë ka arritur t’i zotërojë me shumë sukses gjatë gjithë këtyre viteve karierë. Në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA vjen gladiatori shqiptarë ashtu siç e thërrasin në Zvicër, Mikel Colaj i cili tregon në pak fjalë karierën e tij super të suksesshme.

U bënë disa vite që meresh me këtë sport, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëritë?

Kur isha i ri, në moshën 15 vjeçare fillova të ushtroj po gjatë ushtrimeve lindin edhe idolet e këtij sporti por edhe të kesh vet pasionin që të arrijsh një qëllim që të arrijë atë nivel të idollëve të mi ashtu si ata që ishin kampion të mëdhej ashtu e arrita edhe vet të jem kampion i shumëfishtë botërorë.

E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?

Probleme në fillim finaciale kisha, falë familjes në përkrahje që e kisha në çdo hap të karierës, unë mendoj se mediat shqiptare shumë sportistë të diasporës nuk i dinë as nuk i njohin aq shumë që ka talentë të mëdhenjë.

Po ndonjë idhull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a e ke?

Idhulli im ishte Any Hug nga Zvicrra që ishte një luftëtarë i lindur që të luftonte.

Cilat janë planet që ke planifikuar këtë vit? Po çfarë mendon të arrishë në karierë, cilat janë synimet?

Planet e këtij viti janë së pari të hap një klub që t’i ushtroj gjeneratat e reja që po vinë pas, karierën time e kam përfunduar para 5 viteve, qëllimi im është te gjeneratat e reja që të punoj shumë dhe të korrë suksese sa më shumë.

Sa meçe ke pasur deri më tani, në sa ke dal fitues e sa humbës?

Ndeshje kam shumë se numrin e sakt të ndeshjeve nuk e di, mendoj se i kam diku 250 luftra gjatë karierës sime nuk e mbaj mend definitivisht sa humbje i kam veç e di se maksimum 30 humbje i kam, në fillim të viteve 90-ta u bëra kampion zvicerrian 3 herë, kampion europian 2 herë, kampion interkontinentale në 3 Kontinente te Amerikës-Azisë-Europës. Jam kampion botërorë në 5 federata 14 herë kam boksuar në tërë botën prej Amerike, Japoni, Tajlandë, Kanada dhe shumë vende europiane.

A mendon se humbja ndonjëherë të kthen prapa apo të bën më të fortë?

(Qesh), normal që humbja të bën më të forte, kur humb nuk bën që të dëshprohesh duhet të mendosh për ndeshjet e rradhës.