Ministri Osmani pret në takim homologun hungarez, Sijarto: Vijnë vaksina donacion nga Hungaria për MPB

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Shkup do të pres për vizitë zyrtare Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë.

Siç bëri të ditur ministri Osmani dhe homologu i tij hungarez do të diskutojnë për perspektivën Evropiane dhe për çështjen e pandemisë me Covid-19 dhe mundësinë për donacion të vaksinave.

Në kuadër të vizitës një-ditore, Ministri Sijarto, do të dorëzojë donacion i vaksinave të destinuara për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në pritjen në aeroport, do të jenë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me qëllim pranim të donacionit.