Ministri Shaqiri: Administratë efikase, e ndërtuar në bazë të meritokracisë

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, në periudhën e ardhshme, me mbështetjen e BE-së, do të zhvillojë draft-politika për të përsosur sistemin e meritokracisë dhe rritjen e efikasitetit në punë për të punësuarit në sektorin publik dhe administratën shtetërore, tha Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës.

Ky proces do të zhvillohet në faza të ndara në një periudhë disa vjeçare, ku do të rregullohen menyra dhe kriteret, të gjitha me qëllim krijimin e një administrate të aftë dhe profesionale. Me Ligjin për punë dhe organizim të organeve të administratës shtetërore, Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës është përgjegjëse për rregullimin ligjor të çështjeve që lidhen me administrimin, mbikqyrjen dhe sigurimin e zbatimit uniform të rregulloreve në lidhje me nëpunësit civilë dhe publik. Ligji për të punësuarit në sektorin publik rregullon parimet e përgjithshme, klasifikimin e vendeve të punës, regjistrat, llojet e punësimit, të drejtat e përgjithshme, detyrat dhe përgjegjësitë, lëvizshmërinë dhe çështje të tjera të përgjithshme për punonjësit e sektorit publik.

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës si një organ përgjegjës për rregullimin ligjor të çështjeve që lidhen me administratën, duke marrë parasysh parimet e SIGMA, rregullon çështjen e punësimit dhe promovimit të stafit administrativ bazuar në performancën.

Në të shkuarën, MSHIA ka punuar me Ligjet për punonjësit administrativ dhe Ligjet për të punësuar të ri në sektorin publik, në të cilët principi për zgjedhjen e kandidatit më të mirë bazuar në suksesin e tij do të zbatohet në të gjithë sektorin publik.