Mot i nxehtë deri në 30C

Mot më i nxehtë, orëve të pasdites dhe mbrëmjes me zhvillime të rrebesheve me bubullima.

18.06.2021 – Mot më i nxehtë. Në mëngjes kthjellime, e viseve të ulëta mundësi për mjegullinë. Ditën vransirat shtohen, e vonë pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima përreth viseve malore. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 13C deri 30C, e në vise malore 10C deri 20C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s, e në Dukagjin nga jugperëndimi e perëndimi 4-11m/s. Indeksi UV i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet ekpozim më minimal ndaj rrezeve të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe mesatare.

19.06.2021 – Në mëngjes do të ketë intervale me diell. Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vransirave, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe të shpërndara me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 14C deri 18C, e në vise malore 12C deri 20C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare dhe mesatare nga veriu 2-13m/s. Indeksi UV në vlera të larta, ndaj orëve të mesdites preferohet qëndrim më i reduktuar në rreze të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe mesatare