Ndeshja e madhe me Prodan, boksieri Florian Marku mbërrin në stadiumin e Tottenham

Boksieri Florian Marku që sot dylufton për titullin e parë në karrierë ka mbërritur në stadiumin e Tottenham. 28-vjeçari nga Lushnja do të ndeshet me ukrainasin Maxim Prodan për titullin IBF në kategorinë Welterweight.

Evenimenti që kulmon me ndeshjen e Anthony Joshua nis në orën 19:00 me atë shqiptare, ndërsa përballja e Markut mund të ndodhë rreth orës 20:00.

Marku vs Prodan është dueli i tretë i mbrëmjes, ndërsa në një intervistë për Report TV Marku ka deklaruar se do të bëj krenar të gjithë shqiptarët, qe sonte pritet të jenë te shumtë në stadiumin e Londrës.