Ndeshja Joshua vs Pulev në Kroaci !?

Sfida për titujt kampon bote ne peshën e rende mes britanikut Anthony Joshua dhe bullgarit, Kubrat Pulev mund te zhvillohet në amfiteatrin romak qe ndodhen ne Kroaci. Këtë opsion e ka hedhur në tavolinë stafi i boksierit ballkanas.

Kjo përballje duhej të zhvillohej në stadiumin e Totenhemit në Londër por është shtyrë për shkak të coronavirus. Në këtë duel, Joshua do të mbrojte titujt kampion botë në kategoritë, IBF, WBA dhe WBO.