Ndryshimi drastik i Fjolla Morinës, si u transformua në pak vite këngëtarja

Prej disa ditësh, Fjolla Morina, është në qendër të vëmendjes për shkak të arrestimit të saj, pasi iu gjetën armë pa leje në makinën luksoze teksa kalonte kufirin Kosovë-Shqipëri.

Aktualisht ajo ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpiak”. Por pavarësisht kësaj, Fjolla ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e të gjithëve edhe me pamjen e saj të jashtme.

Ndonëse nënë e dy vajzave, ajo është në super formë. Morina ka ndryshuar shumë ndër vite, e këtë e tregojnë edhe fotografitë që qarkullojnë në rrjet. Siç thonë edhe fansat, tashmë duket se i ngjan yllit televiziv, Kim Kardashian.