Në rrugën drejt synimeve madhore nuk ndryshohet drejtim e kahje për dëshirën e askujt

Drejtori i Asamblit të këngëve dhe valleve shqiptare në RMV, Shkodran Tolaj përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale ku shihet me kreun e BDI-së Ahmeti ka dhënë dhe një mesazh lidhur me atë se liderët e vërtetë meren me ide dhe projekte të së ardhmes.

“Në rrugën drejt synimeve madhore nuk ndryshohet drejtim e kahje për dëshirën e askujt” porosi e ditës nga takimi i sotëm që më rikujtoi thënien se Liderët e vërtetë merren çdoherë me ide dhe realizim të projekteve të së ardhmes!