Nën 1 mijë raste aktive në vend

Numri i rasteve aktive me korona virus në vendin tonë ka rënë nën 1000 pas një kohe shumë shumë të gjatë. Dje u regjistruan 29 raste të reja ndërsa të premten 16 raste të reja.

Sipas staistikave të MSH-së, në disa komuna më të vogla nuk ka fare raste aktive: Në Probishtip, Dojran, Pehçevë dhe Demir Kapi.

Në Shkup ka 395 raste aktive, ndërsa në Kumanovë 109.

Në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitale po mjekohen gjithsej 134 pacientë, ndërsa ka 515 krevate të lira.

Në pikat e vaksinimit, janë vaksinuar gjithsej 145413 qytetarë. Sipas statistikave, 48% e banorëve mbi 70 vjeç kanë pranuar së paku një dozë vaksinë dhe 35% e banorëve mbi 60% janë vaksinuar së paku me një dozë.

Nga ministria e shëndetësisë informojnë se dje janë regjistruar 50 pacientë të shëruar, ndërsa kanë ndëruar jetë gjashtë.

Numri i përgjithshëm deri sot i personave të diagnostifikuar me covid shënon 155407, i të shëruarve 148960, ndërsa 5448 kanë vdekur. Rastet aktive për momentin janë 999.