“Nëse nuk marr vota më shumë se Haradinaj për President, dy vite do i pastroj rrugët”

Një sfidë e re në këto momente i ka ardhur liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt për postin e Presidentit.

Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, thotë se do ta sfidon Ramushin për këtë post.

Islami përmes një postimi në Facebook, shkruan se, nëse nuk merr vota më shumë se Ramush Haradinaj, atëherë do të punoj dy vite falas në pastrimin e rrugëve në Kosovë.

“Nëse Ramushi shpalli kandidaturën për President, do ta sfidoj edhe unë, nëse nuk marr më shumë vota se ai, do ti detyrohem shtetit tim per 2 vite që ti punoj falas në pastrim rrugësh!”, shkruan Islami.