Nga këmbëzbathuri deri te shkencëtari që zhvilloi vaksinën anti-Covid 19

Kush mund ta imagjinonte që ky djalë i ri Ugur Sahin dikur këmbëzhveshur, i ndrojtur, do të rritet për të shpëtuar botën.

Si një ekip me gruan e tij dr.Ozlem gjetën vaksinën e covid19. Sahin, 54-vjeçar, është themelues i Biontech, gruaja e tij një vit më e re Türeci është Chief Medical Officer (ky është titulli zyrtar).

Meqë në botën perëndimore shpesh viteve të fundit popullistët zhvillojnë fushata të egra kundër të huajve për shkak të ndonjë psikopati e devijanti që keqpërdorë fe apo ideologji, në këto kohëra është me rëndësi të potencohet shembulli fantastik i integrimit në shoqërinë gjermane i Ugur Sahin dhe Özlem Türec.

Sahin është specialist i onkologjisë, më 2019 ka fituar çmimin gjerman për hulumtime të kancerit. Sahin rrjedh nga jugu i Turqisë, ka promovuar në Köln më 1990.

Dhe për të gjithë prindërit, frymëzoni fëmijët tuaj, sepse kurrë nuk e dini nëse djali apo vajza juaj është Dr. Uğur apo Dr. Ozlem i ardhshëm.