Nick Kyrgios tërhiqet nga US Open 2020

Reketi nga Australia, Kyrgios, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga një prej kompeticioneve më prestigjioze në tenis, US Open.

Australiani ka marrë këtë vendim si një ’obligim’ pas situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

“Nuk do të luaj këtë vit në Us Open”, ka thënë Kyrgios.

“Më dhemb që nuk do të jem duke garuar në një prej arenave më të mëdha të këtij sporti, Arthur Arshe Stadium”, ka shtuar reketi asutralian.

“Por, unë po tërhiqem për njerëzit, për australianët, për qindra dhe mijëra amerikanë që kanë humbur jetët e tyre, për të gjithë ju. Është vendimi im”, ishin fjalët e Kyrgios.

US Open pritet të zhvillohet nga 31 gushti deri më 13 shtator.