Nuhiu: Gjykata Kushtetuese përfundimisht ju dha fund pretendimeve për shkelje të parimit gjatë emërtime të shkollave fillore “Imri Elezi”, ” Hasan Prishtina” dhe ” Ismail Qemali” në Çair

Gjykata Kushtetuese përfundimisht ju dha fund pretendimeve për shkelje të parimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë gjatë emërtime të shkollave fillore “Imri Elezi”, ” Hasan Prishtina” dhe ” Ismail Qemali” në Çair!

Zbatimi i demokracisë nuk nënkupton vetëm përcaktimin e nevojës për kufizime  përballë dëshirave për pushtet të lirë dhe të pakontrolluar, por mundësi për respektim të të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Sigurisht, të gjithë pajtohemi se ligjet dhe aktet tjera normative duhet të jenë në përputhje me frymën e Kushtetutës sepse Kushtetuta përcakton rendin juridik më të lartë në shtet.  

Ndërkaq, edhe ushtrimi i autorizimeve publike nga ana e organeve dhe institucioneve të shtetit duhet të realizohet duke respektuar parimet, normat dhe në përgjithësi frymën që përcakton Kushtetuta. Në të kundërtën vëhet në lëvizje Gjykata Kushtetuese për të vendos drejtësinë kushtetuese!

Urojmë që Gjykata Kushtetuese të mbetet  promotore e realizimit të drejtësisë kushtetuese në të gjitha rastet!