Nuhiu: Planifikohet digjitalizimi i gjyqësorit gjatë këtij viti

Shkup, 26 Prill – Ministria e Drejtësisë ka planifikuar aktivitete për digjitalizimin e gjyqësorit përgjatë vitit 2021.

Përveç ndryshimeve në kuadrin ligjor nevojitet sigurimi i infrastrukturës teknike – teknologjike.Për digjitalizimin e gjyqësorit përveç sigurimit të pajisjeve teknike adekuate në 37 gjykatat e vendit është e nevojshme të përfshihen edhe Akademia për gjyqtarë dhe prokuror publik, policia e shtetit, Regjistri qendror,  Drejtoria për të hyra publike dhe një sërë institucione tjera.