Nuk flini mjaftueshëm, kafeina mund t`ju ndihmojë shumë

Një grup njerëzish iu nënshtruan një nate privimi nga gjumi dhe iu kërkua që të plotësonin një test të kohës së reagimit.

Ata gjithashtu plotësuan edhe një test më kompleks të “mbajtjes së vendit”, i cili kërkonte përfundimin e një sërë detyrash në një renditje specifike, pa kapërcyer ose përsëritur ndonjë hap.

Të gjitha këto u bënë për një studim që u botua në Journal of Experimental Psychology: Learning, Memory, & Cognition.

Pjesëmarrësve në studim iu kërkua të flinin normalisht në shtëpi ose u mbajtën të zgjuar në një laborator gjatë natës. Ata më pas konsumuan ose një placebo ose 200 miligramë (kafeinë), afërsisht sasinë e një deri në dy filxhanë kafe (në varësi të madhësisë së filxhanit dhe fuqisë së kafesë). Studiuesit vunë në dukje se kafeina ka ndihmuar në disa raste.

“Ne zbuluam se privimi nga gjumi dëmton performancën në të dy llojet e detyrave dhe se kafeina i ndihmonte njerëzit të arrinin me sukses detyrën më të lehtë”, tha Kimberly Fenn, PhD, profesoreshë e asociuar në departamentin e psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, në një njoftim për media.

Mirëpo sipas Fenn kafeina mund të jetë në gjendje të ndihmojë të qëndroni zgjuar dhe t’i kushtoni vëmendje një detyre, por nuk ndihmon në parandalimin e gabimeve.

Profesoresha gjithashtu shpjegoi se ka disa shtylla udhëzuese se çfarë lloj detyrash duhet të shmangen nëse keni pak gjumë.

“Një rregull i mirë për të ndjekur është që ju nuk duhet të provoni të bëni ndonjë detyrë, ndërsa jeni pa gjumë, ndërsa jeni të dehur “, tregoi Fenn.

Rreth 62 për qind e amerikanëve pinë kafe çdo ditë, sipas Yurii Broën, barist dhe themelues i CoffeeGeekLab.com