Objekte të Amy Winehouse në ankand

10:17 13/10/2021Prindërit: Të gjithë fansat duhet të kenë mundësinë të blejnë800 prej objekteve të Amy Winehouse përfshirë fustanin e shkurtër që qe ajo veshi në koncertin e saj të fundit kanë dalë në ankand në Beverly Hills në datat 6 dhe 7 Nëntor. Veshja e saj jeshile dhe e zezë së bashku me një çantë Moschino në formë zemre pritet të kushtojë nga 15,000 deri në 20,000 Dollarë. Drejtor ekzekutiv i Ankandeve të Julien, Martin Nolan tha se prindërit e Winehouse mendojnë se tanimë ishte koha e duhur të hiqnin dorë prej objekteve të saj.Këngëtarja ndërroi jetë nga konsumimi i tepruar i alkoolit në moshën 27-vjeçare në Korrik të 2011. Për prindërit e Amy-t nuk ishte e lehtë të mbërrinin në këtë vendim, por ata e dinë që këto sende do t’i zotërojnë, fansat e koleksionistët e muzetë e në këtë formë e gjithë bota do të vazhdojë t’i vlerësojë e shijojë ato.Familja dëshiron të sigurohet që të gjithë fansat do të kenë mundësinë të blejnë diçka. Winehouse u bë një artiste e njohur në mbarë botën me pamjen e saj unike, qëndrimin e saj tërheqës dhe këngët e saj me elementë të muzikës jazz.Një pjesë e të ardhurave do të shkojë për Fondacionin Amy Winehouse i cili synon të frymëzojë fëmijët dhe të rinjtë për të rritur vetëvlerësimin e pasur një të ardhme me prosperitet.Klan News
Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.