Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re serbe, Jovanoviq

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot ka pranuar Ambasadoren e sapoemëruar të jashtëzakonshme dhe të plotfuqishme të Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq, me rastin e dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale.

Duke i uruar mirëseardhje në Maqedoninë e Veriut, Ministri Osmani Ambasadores Jovanoviq i shprehu bindjen se gjatë kohës së mandatit të tij do të bëhen përpjekje që raportet të pasurohen me përmbajtje të reja të interesit të ndërsjellë.

Përskaj dialogut të rregullt politik dhe konsultimet mes vete, në funksion të avancimit dhe thellimit të raporteve të mira ndërfqinjësore, pritet që të vendoset prioritet në bashkëpunimin ekonomik dhe projektet konkrete bilaterale dhe rajonale, si dhe lidhja infrastrukturore dhe hapja e pikëkalimeve kufitare, me qëllim lehtësimin e shkëmbimit në përgjithësi dhe komunikimit mes dy vendeve mike.

Ministri Osmani i shprehu mirënjohje për ndihmën e Serbisë gjatë periudhës së krizës humanitare të shkaktuar nga pandemia Covid-19 dhe ballafaqimi me sfidat nga e njëjta.