“Pa Frymë”, pamjet pa montazh dhe dëshmitë ekskluzive nga Spitali Infektiv

Nga spitali infektiv, ABC News sjell realitetin shokues nga “Covid 1”: Dëshmitë e të mbijetuarve, vuajtjet nga dhoma e intubimit, çfarë bëjnë mjekët për të shpëtuar jetë…

Pa Frymë

ABC NEWS hyn në pavijonet e spitalit të Infektivit në QSUT, në një moment kur Shqipëria është në kulmin e përhapjes së koronavirusit, e drejt 127-ës mbërrijnë mijëra telefonata.

Shtretërit në spitalin Covid mbushen çdo ditë e po ashtu lirohen nga ata që nuk mbijetojnë.

Gazetarja, Luljeta Progni, bashkë me ekipin e operatorëve të ABC NEWS, ju sjell jetët e pacientëve dhe mjekëve në karantinën që nuk dihet sa do të zgjasë.

Të shoqëruar nga doktoreshë, Najada Çomo, drejtuesja e Infektivit, grupi i xhirimit të ABC NEWS, ka mundur të kontaktojë me pjesëtarë të stafit shëndetësor dhe me pacientë gjithashtu.

Me atë që po kalojnë, në dëshmitë e tyre të sëmuret, hedhin poshtë çdo aludim për kalimin me lehtësi të kësaj pandemie.