Para adresimit, Thaçi takohet me Ramën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para se t’u adresohet qytetarëve, siç është paralajmëruar, në orën 20:00, fillimisht do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, njofton Insajderi.

Rama sot do ta vizitojë Kosovën për një vizitë dyditore dhe në agjendën e tij ka një takim me presidentin Thaçi.

Takimi është paraparë të zhvillohet ne orën 18:50, rreth një orë para adresimit të Thaçit.

Insajderi.com gjithashtu pati njoftuar se një takim në mes të Thaçit e Ramës është zhvilluar edhe sa Thaçit po qëndronte në Shqipëri.