Paralajmërohen protesta nëse nuk lejohet hapja e klubeve të natës në Kosovë

Masat e reja të Qeverisë nuk po iu pëlqejnë as klubeve të natës.

Me vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës, ndalohen tubimet ku ka më shumë se 50 persona.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i lejojnë klubet të hapen, në të kundërtën paralajmëron protesta.

Ai tha se kanë mundësi që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet që do iu vendosen me një manual të ri.

Përveç faktit që e dëmton biznesin e tij, Kllokoqi tha se kanë mbetur pa punë edhe një numër i madh i punëtorëve.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I PETRIT KLLOKOQIT, PA NDËRHYRJE:

“Si Bashkëpronar i një klubi të natës në Prishtinë jam i detyrar të shpreh një mllef timin.

Shumë standarde të dyfishta po aplikohen e që po krijojnë konfuzion edhe në kokën time. Një lokal me 30m2 lejohet të punoj me 50-100 musafir, ndërsa një lokal i natës me 2000m2 nuk lejohet të operojë aspak.

Jam për rregulla por pa dëmtime në biznese të veçanta. Janë lejuar 7000 biznese gastronomie të operojnë e 16 klube të natës nuk po lejohen. Le të ketë një rregull të njejtë dhe ne do e përkrahim, sa persona lejohen në metra katror aq do i lejojmë. Klubi im ka edhe një teras/ambient i hapur. Ne kemi mundësi të zbatojmë çdo manual që na ipet sikur të na lejohet edhe operimi.
Ne, klubet e nates, e kemi perfitim remitencen, i kemi përfitimet nga diaspora e vera. Ne jemi duke vërejtur që ky numër i diasporës është tejet më i vogël se verat e kaluara. Nuk kemi numrin e njejtë të diaspores këtë vitë.

Ne punësojmë gjatë periudhës verore si ZONE Club më shumë se 150 persona me gjendje financiare jo të mirë, e gjithë ata janë duke kaluar këtë kohë në varfëri të skajshme. Edhe ne si biznese po shkojm drejt bankrotit e edhe punetorët tanë drejt varfëris së skajshme. Pse?

Shtetet fqinje duke perfshire edhe Serbine nuk kane zbuluar vaksinen, por kane lejuar hapjen e klubeve fe nates si dhe mbajtjen e festivaleve me kapacitet 100.000 persona sepse ne po na shkaterron ekonomia. Po ashtu edhe Mali i Zi ka lejuar klubet e natës dhe festivalet të funksionojnë. E Shqipëria veres asnjëherë nuk ka funksionuar me klube me ambient të mbyllur të natës gjatë verës sepse ata gjatë verës shfrytëzojnë klubet e plazheve apo beach club në brengdete, e ato gjithashtu janë duke funksionuar.

Ju bëjë thirje Organeve kompetente që të na ftojn më për krijimin e nje manuali të ri dhe bashkarisht të gjejmë një zgjidhje që nuk demton bizneset tona në veçanti, gjithnjë duke u kujdesur për shëndetin e secilit individ që na viziton.

Në të kunderten ne do të organizojmë protesta në klubet tona, me distancë e me shenja sepse ATO PO LEJOHEN!”.