Pas Facebook, bie edhe Snapchat

17:07 13/10/2021

Snapchat ka dalë jashtë përdorimit në mbarë botën duke e bërë të pamundur për përdoruesit për të dërguar apo marrë foto.Sipas Doëndetector, problemet kanë nisur rreth orës 7 të mëngjesit dhe deri më tani aplikacioni funksionon për disa persona, por të tjerë kanë hasur vështirësi me aksesimin dhe me dërgimin e fotove.Ndërkohë Snapchat ka njoftuar përdoruesit: “E dimë që disa prej jush kanë probleme me aplikacionin në këtë moment, mbahuni sepse po punojmë për ta zgjidhur!”. Ashtu si edhe javën e kaluar gjatë mosfunksionimit të Facebook e platformave në pronësi të tij, njerëzit janë drejtuar nga Twitter.Sipas një eksperti të kibernetikës, rasti nuk ka gjasa të jetë një sulm, por më shumë një problem për kompanitë e mediave sociale që kanë një sistem të centralizuar që e bën më të lehtë shpërndarjen e defekteve të tilla globalisht.Vetëm para një jave, më 4 Tetor, Facebook pësoi një bllokim që zgjati rreth 7 orë./tvklan.al